COVID 19/ M.SH jep shifrat zyrtare: 16 raste në Shkoder, 69 në total në gjithë Shqipërinë…

Shpërndaje

Vazhdon të jetë e rëndësuar situata me Covid-19 në vendin tonë. Nga 319 testime të kryera në 24 orët e fundit, 69 prej tyre kanë dalë pozitive.

Pacientët pozitivë nga ndërmarrje apo aktivitete biznesi, kontakte të personave të konfirmuar më herët me koronavirus  por dhe raste të reja.

Tirana mban “pjesën e luanit” me 28 raste, 16 në Shkodër, 8 raste në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës. 

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve 2 personel shëndetësor, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1055.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç, mbi 60 % e tyre janë nga Tirana. 

Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Nisur nga fakti se ditet e fundit po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje dhe subjekte tregtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. 

“Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura:Kur dilni, qendroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese kur nuk mund te ruhet distanca fizike, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qendroni.

Lidhuni me mjekun tuaj të familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për barnat me rimbursim apo pyetje në lidhje me Covid19. Nëse keni shenja të sëmundjes, qëndroni të izoluar dhe telefononi

Shpërndaje