Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer të shtunën 985 inspektime, gjobitur 17 subjekte në gjithë vendit për shkelje të protokolleve për mbrojtjen nga koronavirus.
Bëhet fjalë për ato subjekte që janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, për të respektuar distancimin social dhe protokollet e miratuar.
Duke iu referuar shifrave të larta të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese për përhapjen e virusit.
“MSHMS apel qytetarëve: Parandaloni përhapjen e COVID-19 duke respektuar rregullat: Ruani distancën nga njëri tjetri, mbani maska në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, ruani higjienën personale, bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë, mbroni veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e COVID19. Ruani shëndetin.”