Në javën e fundit ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të personave të infektuar me COVID-19 në qytetin e Shkodrës.
Deri më tani ende nuk ka një përgjigje të tamponëve të marrë një ditë më parë tek personat e dyshuar si të infektuar kjo pasi Instituti i Shëndetit Publik nuk ka sjellë ende përgjigjet për Shkodrën.
Kjo ka bërë që numri i të prekurve të mbetet ende në 45 persona ndërsa në rast se ka të prekur të tjerë në përgjigjet që do të vijnë atëherë kjo shifër mund të rritet.
Në 24 orët e fundit për Shkodrën janë bërë 27 tamponë për të cilët përgjigja nuk ka ardhur ende. Ndërkohë në një kohë që besohej se situata e krijuar nga përhapja e pandemisë ishet drejt përmirësimit final, nga Ministria e Shëndetësisë konfirmohen rastet e reja që ngjallin edhe një herë frikën e ekspozimit përballe këtij virusi dhe infektimin prej tij.
Pavarësisht kësaj gjendja në Shkodër duket nën kontroll nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor pasi vazhdimisht po testohen persona që paraqesin simptoma të ngjashme me ato të COVID-19 po ashtu edhe kontaktet e atyre që tashmë kanë rezultuar pozitiv gjatë ditëve të fundit, rastet janë rritur këto ditë.
Nga ana tjetër qytetarët shkodran këshillohen nga mjekët që të tregohen më të kujdesshëm dhe të përdorin masa mbrojtëse si maska apo doreza për të parandaluar përhapjen më tej të koronavirusit por edhe të shmangin grumbullimet dhe daljet e tepërta.