Qeveria propozoi përgjysmimin e pagave të deputetëve në Parlament në kuadër të situatës së krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa ajo u pranua nga ligjvënësit, por së fundmi është publikuar një tabelë shpenzimesh ku përfshinë paratë që kanë marrë për dieta dhe karburante.
Pavarësisht se për rreth 2 muaj vendi u izolua totalisht, po ashtu edhe qarkullimi i mjeteve, dhe nga ana tjetër, ligjvënësit ato pak mbledhje që kanë zhvilluar e kanë bërë përmes platformave online, 110 deputetë morën dieta dhe karburant përveç rrogës së përgjysmuar, nga 60 mijë deri në 120 mijë lekë të reja.
Por nuk përfundon me ka, pasi pavarësisht propozimit për përgjysmimin e rrogave, shumica e deputetëve rezultojnë se e kanë marrë të plotë pagesën nga Kuvendi për të mbuluar shpenzimet e karburantit për makinat, gjatë muajit prill 2020, ndonëse nuk kanë lëvizur me makina gjatë këtij muaji, për shkak të masave kufizuese.
Gjatë muajit prill të këtij vitit, Parlamenti është mbledhur tre herë, ndërsa mbledhjet e komisioneve parlamentare janë zhvilluar online, që do të thotë se deputetët kanë marrë pjesë në mbledhje nga banesat e tyre, pa qenë e nevojshme të ishin fizikisht në Kuvend.
Përveç rimbursimit të shpenzimeve për karburantin e pretenduar, 71 deputetë kanë përfituar edhe dieta gjatë muajit prill 2020, në kulmin e masave kufizuese. Deputetët kanë përfituar deri në 700 USD dita gjatë muajit prill. Po gjatë kësaj periudhe, rezulton se të gjithë deputetë kanë përfituar pagesën fikse prej 17,000 për shpenzimet për telefonin si dhe honorare për pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare nga shtëpitë e tyre.
20 deputetët kanë marrë nga 35 000 lejë secili për mbulimin e shpenzimeve të banesave që pretendojnë se i kanë me qera në Tiranë. Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj, i cili parashikon përgjysmimin e pagave të deputetëve si dhe kufizimin e përfitimeve të tjera. Por, kjo nismë ligjore nuk është parashikuar për t’u shqyrtuar në komisionet parlamentare përkatëse.
Por gjithë kësaj nuk nuk është vetëm kjo. Qeveria ka bërë vazhdimisht thirrje si në rastin e tërmetit të nëntorit ashtu edhe për pandeminë e koronavirusit, ndaj personave që kanë kapital ekonomik të lartë që të ndihmojnë njerëzit më në nevojë. Dihet botërisht tashmë se në parlamentin shqiptar ka edhe mjaft personazhe të botës së biznesit, e kjo është komentuar gjerësisht në ambientet politike e jo vetëm ndërsa në shoqëri shpesh bëhet ironi duke thënë se, “Që të bëhesh deputet duhet të kesh shumë para”. Por ‘parelinjtë’ e Kuvendit jo vetëm se kanë v% ujin në zjarr për të dhënë nga vetja, por janë treguar aq të kujdesshëm edhe për të mos humbur paratë e karburantit në kohë izolimi dhe dietash në mbledhje online
Në karriget e të majtës në Parlamentit shqiptar janë një sërë deputetësh që klasifikohen si të pasur apo shumë të pasur, e konkretisht mes tyre bëjnë pjesë, Fidel Ylli, Ilir Ndraxhi, Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Sadri Abazi, Andrea Marto.
Ato kanë marrë dieta dhe karburante gjatë periudhës së pandemisë si më poshtë:
Fidel Ylli 31,214 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 37
Ilir Ndraxhi 31,214 lekë karburant
Tom Doshi 40,000 lekë karburant
Paulin Sterkaj 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta
Sadri Abazi, 30,016 lekë karburant
Andrea Marto 40,000 lekë karburant