IKMT ka mbërritur në plazhin e Velipojës për të vijuar me shembjet e ndërtesave pa leje, ndërkohë që ka arritur edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.
Pasi u përball me inspektorët e IKMT duke i kërkuar që të nxjerrin vendimin për prishje, foli para mediave duke thënë se po bëhen prishje pa urdhër të saj.
“Unë dje kam marrë një telefonatë nga Ministria e Mjedisit. Ndërkohë që po hyja në takim jam njoftuar se kishin filluar tërrethonin objektin duke përdorur emrin e Bashkisë Shkodër.
Sigurisht Bashkia Shkodër bën fjalë për prcoedura të ndejkura para disa vitesh që kanë ndjekur një rrjedhë logjike dhe gjyqësore. Ja kemi vënë në dispozicion se nuk kemi asgjë të fshehim por kemi diskutuar kur ishte ministri dhe të gjithë përfaqësuesit këtu që ndoshta ishte momenti për të vlerësuar të gjitha objektet në bregdet që ishin stacione plazhi dhe shërbime.
Duhet të keni në konsideratë se policia e shtetit, në momentin që i lejon duhet të marrë përgjegjësinë për ti dalë përballë 2 njerëzve.
Ajo që unë kam kërkuar është zbatimi rigoroz jko selektv i ligjit. Nëse bëhet fjalë përndërtime pa leje, kam kërkuar të mos prishen, maksimumi të mund të shihej mundësia e verifikimit dhe e vënies në shërbim dhe nga ana tjetër, nëse do të kishte vendim për prishje, të mund të bëhej në shtator.
Vendimet e djeshme duke përdorur emrin tim dhe Bashkisë Shkodër, do të përballem me ministrin dhe IKMT, do të bëj ankesën time dhe pranë autoriteteve ndërkombëtare që kemi ambasadorë në Shqipëri. Të gjithë që paraqiten për të prishur do ti shpjegojë dhe ligji. Kur ka një vendim të IKMT, është Bashkia e Shkodrës që jep urdhrin”, tha Voltana.