Shkodra ka shënuar një prej numrave më të lartë të të infektuarve me Covid 19 pas rihapjes, ku edhe dy bashkitë qe ishin pastruar prej infektimit numërojnë nga 1 rast të ri si Vau Dejës dhe Puka.
Poliklinika e qytetit dhe Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, kjo e fundit e mbyllur prej dy ditësh, janë vatrat më problematike.
Pas Tiranës ky qark mbetet me numrin më të lartë të testimeve në 24 orët e fundit, ku u kryen 49 tampone, ndërsa rezultojnë 38 pacientë aktive.
Për më tepër ndiqni raportimin e gazetarit Bepin Kolvataj.