Kalimi drejt Kosovës, nuk do të ketë as testim as karantinim për qytetarët

Shpërndaje

Qytetarët që hyjnë në territorin e Kosovës, nuk do të duhet që të vetizolohen për shtatë ditë, njoftoi të shtunën ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Bazuar në rekomandimit e IKSHPK-së, nga dita e hënë, 8 qershor 2020, qytetarët të cilët hynë në Republikën e Kosovës nuk do t’i nënshtrohen as masës së vetë-izolimit shtëpiak 7 ditor.

Ndërsa, në vend të testimit të detyruar për COVID-19, ata që do të hyjnë do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore të vendosura në pikat kufitare apo edhe nga vetë QKMF-të nëpër komuna.

“Bazuar në situatën epidemiologjike, Ministria e Shëndetësisë do të mundësojë lëvizje të plotë të qarkullimit të qytetarët dhe mallrave në veçanti me Republikën e Shqipërisë, ndërsa kemi adresuar edhe kërkesat e qytetarëve nga Lugina e Preshevës që edhe ndaj tyre të mos aplikohen masa që paraqesin pengesa për lëvizjen për në Kosovë”, tha ministri Zemaj.

Shpërndaje