Vijon të rritet numri I personave të infektuar me COVID-19 në qytetin e Shkodrës. Nga 13 mostrat e marra një ditë më parë, një prej tyre ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Kështu, numri I të prekurve arrin në 122 persona, ndër të cilët 11 janë raste aktive. Të infektuarit aktivë janë të vetëizoluar në banesa dhe po marrin ndiqen nga mjekët e familjes për çdo dkomplikacion shëndetësor që mund të shfaqin.
Deri më tani, gjendja e tyre shëndetësore është e qetë dhe pa simptoma. Ndërkohë, prej ditësh nuk është konfirmuar për rast I personave të shëruar nga virusi COVID-19. Rasti I fundit I një qytetari të shëruar ishte dy ditë më parë. Deri më tani, më shumë se 110 është numri I personave të cilët e kanë përballuar luftën me virusin COVID-19.
Pavarësisht situatës së krijuar, specialistët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër vazhdojnë hetimin epidemilogjik ku mesatarja e mostarve të marra çdo 24 është 10. Deri më tani, në qarkun Shkodër janë bërë 1300 testime që prej ditëve të para të përhapjes së virusit COVID-19 në vendin tonë.
Si shkak I lehtësimit të masave, tashmë vazhdon lëvizja e lirë e qytetarëve në këmbë apo makina, ndërkohë që kërkohet respektimi I vazhdueshëm I distancës fizike mes individëve si një nga masat për frenimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.