Ju skadon pasaporta? Del akti normativ: Ja deri kur zgjatet afati i vlefshmërisë së saj

Shpërndaje

Afati i pasaportave që do të skadojnë është zgjatur deri më 31 dhjetor të këtij viti. Kjo do të thotë se çdo personi që i përfundon vlefshmëria e pasaportës para kësaj date, mund ta përdorë atë deri ditën e fundit të vitit 2020.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave, përmes një akti normativ.

A K T N O R M A T I V PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.10.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 2

Në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, pas nenit 14/2 shtohet neni 14/3, me këtë përmbajtje:

“Neni 14/3

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020.”.

Shpërndaje