Miratohet në Kuvend/ Ligj i ri për shqiptarët me pension nga emigracioni

Shpërndaje

Ka hyrë në fuqi ligji për heqjen e taksës për personat që janë pensionistë, por pensionin e marrin në një shtet tjetër jashtë territorit të Shqipërisë.

Shqiptarët të cilët kanë të drejtë ose përfitojnë pension në një vend tjetër, por edhe shtetasit e Bashkimit Europian të cilët janë me leje qëndrimi në vendin tonë, dhe të gjithë shtetasit e tjerë të huaj që kanë marrë nënshtetësi shqiptare dhe janë rezidentë, nuk do të paguajnë më 15 për qind të vlerës së pensionit të tyre si tatim mbi të ardhurat personale.

Deri para hyrjes në fuqi të këtij akti Shqipëria ka taksuar pensionistët edhe në rastet kur ata merrnin pension të huaj.

Një normë ligjore kjo e cila ka pasur shumë diskutime nga ana fiskale për shkak të argumenteve se nëse duhet të tatohet apo jo një e ardhur që merret nga taksat që janë paguar gjatë viteve të punës, kjo edhe për taksat për sigurime shoqërore që janë paguar në një vend tjetër.

Ka qenë propozim  i Ministrit të Shtetit për Diasporën në muajin janar që ka arritur që të ndryshojë ligjin, duke argumentuar se pjesa e tatimi nuk ka pse paguhet në momentin që të ardhurat e pensionit shpenzohen në Shqipëri.

Nga kjo nismë mendohet se do të përfitojnë qindra pensionistë shqiptarë të cilët kanë siguruar një pension jashtë vendit nga emigracioni dhe sot jetojnë në Shqipëri.

Shpërndaje