Një ditë më parë u shpërnda me shpejtësi lajmi se një lojtar i Bylisit ka rezultuar pozitiv me Covid-19, gati 24 orë nga ndeshje me Tiranën.
Të gjithë futbollistët dhe stafi i ekipit ballshiot iu nënshtruar testeve dhe këtë mëngjes janë publikuar përgjigjet e analizave, ku fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativë.
“Analizat e bëra nga skuadra dhe stafi kanë rezultuar negative! Duke pritur që edhe testi i dytë i Qardakut të dalë përgjigje negative, me mendjen te Tirana dhe ndeshjet e radhës”, njofton klubi i Bylisit me një postim në faqen zyrtare në Facebook.
Ditën e sotme, në orën 17:00, Bylisi do të presë Tiranën, në ndeshjen e parë që prej ndërprerjes së kampionatit.