Pas gati dy muajsh e gjysëm është ngritur sot trau i pikës kufitare shqitaro-malazeze në Muriqan.
“Drejtuesit e policisë kufitare informojnë se janë mbi 800 shtetas që kanë hyrë e dalë deri në orën 11:00. Janë kryesisht punonjës sezonal nga Shqipëria e Mali i Zi por dhe shumë shtetas kosovarë që kishin ngelur në Mal të Zi për shkak të pandemisë”.
Pala malazeze nuk lejon asnjë shtetas të hyjë në territorin e saj nëse nuk dispozon maska, dezinfektantë e dorashka.
Nuk lejohen kalimet e shtetasve që rezultojnë me origjinë nga SHBA,ose Italia. Pra nga shtete ku ka një numër të madh personash të infektuar.
Nga pala shqiptare nuk ka pasur asnjë bllokim.
Eshtë rihapur dhe pika doganore e Hanit të Hotit.