COVID 19/ Informacion i minutës së fundit mbi situaten e Qarkut Shkodër…

Shpërndaje

Informacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.31. 05.2020.

Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut Shkoder per 24 oret e fundit, vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe drejte normalizimit te plote.

• Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, mostrat e marra me dt. 30 Maj rezultojne te gjitha negativ.

• Në total, në Qarkun Shkodër,numëri i të infektuarve covid-19, vijon ne 120.

• Sot jane marre 4 mostra jane derguar per ne ISHP.

• Vazhdon hetimi epidemiologjik dhe marrja e mostrave per rastet e dyshuara edhe hetim aktiv epidemiologjik. Eshte sheruar 1 pacient sot, ngelet 1 pacient i shtruar ne Tr dhe 2 te izoluar ne shtepi.

a. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja covid – 19 ne dy bashkitë, Puke dhe F.Arrëz. Kane vijuar kontrollet medy grupet e punës nga institucionet e AKU, ISHSH, dhe Komisariatit Pukënë 7 subjektet e sherbimit tregtar,ku nuk u konstatuan probleme.

b. NJVKSH, Malësi e Madhe.Informohemi se nuk kemi asnje rast covid-19.

Nuk kemi asnje rast te dyshuar nga mjeket e familjes te Qendrave Shendetesore.
Vazhdon Sherbimi Shendetesore 24 ore ne doganen Hani i Hotit .

Nga Spitali Rajonal, informohemi se 24 oret e fundit janë trajtuar ne urgjencë rreth 59 pacientë. Nuk ka rast te dyshuar covid – 19.

Situata Rendit Publik.Nga DVP,informohemi se gjatë 24 orëve ka vijuar puna e strukturave të DVP nëpërmjet pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, për monitorimin e subjekteve të cilet nuk janë lejuar të hapen në këtë fundjave sipas urdherit te KM. Aktualisht situata e rendit në të gjithë territorin e Qarkutështë në parametrat normal dhe të qendrueshëm.

Shpërndaje