3 raste të reja me COVID-19 nga personeli shëndetësor në Kukës

Shtohen edhe 3 raste të reja nga personeli shëndetësor, me COVID 19 në Kukës.

Mësohet se kanë dalë pozitiv ndaj viruesit edhe 3 infermierë, duke e cuar kështu në 9 numrin e të infektuarve në personel. Përgjigjet e analizave dolen mbrëmë në darkë, ndërsa 30 të tjerë rezultuan negativë.

Autoritetet në Kukës deklaruan se testet do vazhdojnë, ndërsa të gjithë duhet të qëndrojnë në karantinë.

Në urgjencën e spitalit rajonal po shërbejnë infermierët e pavioneve pasi të gjithë ata që shërbenin janë karantinuar./balkanweb/