3.3 milionë të huaj hynë në Shqipëri gjatë Verës…

Ardhja e turistëve të huaj në Shqipëri gjatë këtij sezoni veror tregon për një frymëmarrje të turizmit vendas pas vitit të vështirë të pandemisë.

Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë 3 muajve të Verës numri i shtetasve të huaj që u futën në territorin shqiptar ishte 3.300.534, thuajse 3 herë më i lartë se sa sezoni i 2020.

E nëse e krahasojmë me Verën e 2019, një nga më të suksesshmet për turizmin në Shqipëri, këtë Verë pati vetëm 63,000 turistë më pak. Rreth 1.5 milionë shtetas të huaj hynë vetëm në muajin Gusht, një rritje kjo prej 2,7% krahasuar me Gushtin e 2020-ës.

Pjesa më e madhe e tyre janë shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, ndërsa rritje pati numri i shtetasve të ardhur nga Amerika dhe Polonia.

Po ashtu me lehtësimin e masave kufizuese edhe shqiptarët i janë rikthyer pushimeve jashte vendit. Vetëm në Gusht janë rreth 670,000 qytetarë që kanë lëvizur nga Shqipëria 2,2 herë më shumë sesa Gushti i një viti më parë.