29 vite nga rihapja e xhamisë së Plumbit Shkodër (VIDEO)

Sot shënohet 29 vjetori i rihapjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër, menjëherë pas rënies së komunizmit në Shqipëri.

Më 16 nëntor të vitit 1990, Hafiz Sabri Koçi mbajti fjalimin e parë të kësaj ngjarjeje të shënuar për besimtarët muslimanë para 50 mijë të pranishmëve.

E para xhami e hapur pas rënies së sistemit komunist në Shqipëri, ishte simbol i rifillimit të aktivitetit dhe veprimtarisë fetare fillimisht në fshatrat përreth saj e më pas në të gjithë Shqipërinë.