10 mijë lekë të reja çdo muaj/ Rikthehet pagesa shtesë e ushqimit për ushtarakët

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka njoftuar se do të rikthehet pagesa shtesë e ushqimit për efektivët e Forcave të Armatosura.

Sipas Xhaçkës, që prej muajit korrik do të jepen 10 mijë lekë të reja shtesë për ushatarkët, vendim që sipas saj do të ketë ndikim të menjëhershëm te familjet e forcave të ármatosura.

“Nga korriku 10 mijë lekë pagesë shtesë çdo muaj për ushqimin. Pagesa shtesë, impakt pozitiv në buxhetet familjare të ushtarakëve. Pagesa, shenjë vlerësimi për punën e jashtëzakonshme të ushtarakëve”, u shpreh Xhaçka, teksa takoi kontingjentin e Policisë Ushtarake, që do niset me mision në Afganistan.

Xhaçka inspektoi mjediset e reja të ndalimit disiplinor në Policinë Ushtatake, për të cilin ka financuar ambasada e SHBA-ve në Tiranë, që konfirmon edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për vendin tonë, veçanërisht në çështjet e sigurisë.