Zjarri në Shkodër, Angoni: Situata në ditët e para të gushtit agravuese, duhet shtim i punonjësve dhe mjeteve zjarrfikëse…

I gjithë vendi është përfshirë ditët e fundit në një betejë për shuarjen e vatrave të zjarrit. Situata më e vështirë paraqitet në qarkun e Shkodrës ku zjarri rrezikonte edhe shtëpitë në Njësinë Administrative të Bërdicës.

Prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me situatën, ku bëri me dije se aktualisht vetëm një vatër është aktive ndërsa 7 të tjera janë shuar.

Ajo tha se situata në 10 ditët e para të gushtit ka qenë mjaft agravuese, ndërsa theksoi se tani situata është e menaxhaaueshme, por nuk harroi ti bëj thirrje banorëve që të raportojnë në çdo rast sepse reagimi do të jetë i shpejtë.

Lidhur me problematikat ajo bëri  të ditur se duhet të shtohet numri i punonjësve dhe mjeteve zjarrfikëseve, ndërsa theksoi se vetë ka bashkëpunuar me personat përgjegjës për menaxhimin e situatës

Intervista e plotë

1-Zonja Angoni, fillimisht si paraqitet aktualisht situate e zjarreve në Shkodër, sa vatra janë aktive dhe ku ndodhen?

Një vatër zjarri aktive e riaktivizuar në Vilëz. Dje kemi pasur 8 vatra zjarri, të gjitha këto me përjashtim të riaktivizimit në Vilëz të gjitha vatrat e tjera janë shuar dhe janë të menaxhueshme aktualisht. Kemi vetëm zjarrfikësen në fshatin Vilëz që po bëjnë mbylljen e vatrës së vetme të zjarrit në Shkodër. Situata në 10 ditëshin e parë ka qenë agravuese, bëmë një analizë dhe nxorëm atë që nuk shkonin gjatë këtyre aksioneve që ne morëm pjesë. Dua të theksoj punën e mirë të zjarrfikëseve dhe falenderuese ndaj reagimit të tyre të menjëhershme. I bwj thirrje qytetarëve të mos tregohen indiferentë sepse është vrasëse në këto temperatura të larta dhe në rastin më të parë të bëjnë lajmërimin për të mos agravuar situata. Vullnetarët dhe qytetarët duhet të jenë aktivë.

2- A keni bazë materiale por edhe kontigjent pune për të izoluar flakët?

Një ndër pikat që doli që strukturat vendore duhet të jenë në bazë të numrit të popullsisë dhe është e nevojshme shtimi i numrit të punonjësve dhe të merren masa për pajisje me mjete të mira, më të përshtatshme për terrenet malore që vështirëson shpesh herë dhe ndërhyrjen. Megjithatë dua ti jem falënderuese çdo individi dhe vullnetarëve për sensibilizimin dhe reagimin e menjëhershëm. Një nga gjërat që duhet përmirësuar është që njerëzit që ne caktojmë duhet të jenë njerëz që e njohin terrenin dhe të jenë të përgjegjshëm për organizmin e aksioneve me efikasitet dhe mos të agravohet situata.

3-Keni pasur një debat me kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia, i cili kërkon ndërhyrje nga ajri për izolimin e vatrave të zjarrit… Pse nuk kërkoni helikopterë për shuarjen e zjarreve, do të ishte më e lehtë për t’i izoluar? A është ky një debat politik pasi Spahia i përket PD..?

Nuk është konflikt por një debat i nevojshëm sepse isha vetë në aksione dhe në Vilëz dhe në çdo pikë zjarri. Dhe duke parë vetë situatën nxjerr konkluzione më mirë se kur dhe ku është e nevojshme për ndërhyrje të tilla. Në zonën që flasim hynte zjarrfikësja dhe atje ishte zjarrfikësja aty kishte vetëm shkurre dhe me një menaxhim të mirë mund ta menaxhonim situatën. Vetëm një koordinim i mirë do ta minimizonte dhe eliminonte këtë vatër zjarri pa bërë zhurmë politike. Ky rast ishte rast sporadik i situatës që na agravoi.

4-A keni bërë një bilanc sa dëme kanë shkaktuar zjarret deri tani, sa hekarë pyje janë djegur dhe sa shtëpi?

Këto bilance është detyrë e bashkisë që pas situatave të bëjnë bilancet për të marrë dhe masat pastaj të nevojshme. Është në tagrin e pushtetit që çdo bashki ka të gjitha strukturat e nevojshme për t’ju përgjigjur situatave të tyre në terren.

5- A do dëmshpërblehen banorët e prekur nga zjarri, pra për pemët dhe për shtëpitë e djegura..?

Është tagri bashkisë për të bërë vlerësimet dhe për të nxjerr dëmet.