Zgjedhjet e 25 prillit,Topalli prezanton kandidatët për deputetë në Tiranë…

0
334

Teksa duket se fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit ka nisur, ditën e sotme kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli, ka zbuluar kandidatët për deputetë të Qarkut të Tiranës.

Gjatë prezantimit Topalli tha: “Lëvizja për Ndryshim ka krijuar bezdi 3 kryetarët e vjetër të shekullit të kaluar. Pas 25 Prillit synon të kthehet në faktor të rëndësishëm ndryshimi dhe shprese. Ne jemi kundër 3 kryetarëve të partive që mbajnë peng këtë vend. Boll më me reciklim të personave të njëjtë. Boll më me njerëz që aftësinë më të madhe e kanë gënjeshtrën. Përtej Edi Ramës dhe Lulzim Bashës me Ilir Metën, ka 3 milionë shqiptarë të tjerë që mund të qeverisin me shumë më përgjegjësi se këta që na kanë marrë peng. Ata janë përgjegjës kryesorë që në Shqipëri nuk ka më as shpresë dhe as të djathtë reale. Ata të 3 janë përgjegjësit e polarizimit politik dhe ekonomik të Shqipërisë. Ftesa jonë nuk është për ata që nuk ndryshojnë mendje. Ne ftojmë njerëzit mendjehapur, të ndershëm, ne ftojmë çdo demokrat në shpirt, prindër, t’i kthejmë shpresën këtij vendi. Sot Lëvizja për Ndryshim fillon prezantimin e 10-es së parë të kandidatëve. Kjo që prezantojmë sot është lista më e mirë e 3 dekadave”.

Ajo që vihet re është se mes emrave të zgjedhur nga Topalli për Tiranën, spikatin kandidatë që vijnë nga karriera akademike. Topalli tha se këta të fundit janë deputetët që shqiptarët kanë ëndërruar.

E para është profesoresha e Matematikës Elida Hoxha, më pas pedagogu Robert Çitozi, profesor Lorenc Radovani, pedagogja Meri Krisaq Lalai, doktoresha e shkencave ekonomike Stela Jakova, profesor Arben Basho, pedagog Lek Negri, Franceska Memia, Jonuz Osmanhagaj, mjeku Polikron Polluçi, Daniela Kavaja etj.

PËRGJIGJU