Zgjedhjet brenda LSI, nis procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë…

Ka nisur procesi i votimit për strukturat drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të votojnë ditën e sotme për delegatët e Konventës Kombëtare, ku do të votohet për kryetarin e ri të partisë.

Procesi i votimit është hapur në të gjithë vendin në orën 09:00 dhe do të vijojë deri në orën 16:00.

Anëtarësia e LSI brenda dhe jashtë vendit, veç votimit fizik, do të ketë mundësi që të përdorë votimin online përmes aplikacionit të posaçëm “Join LSI”, një proces i zhvilluar për herëtë parë në Shqipëri për shkak të situatën së krijuar prej Covid-19.