WhatsApp sjell një opsion të ri për mesazhet, po a është i rrezikshëm?

0
436

WhatsApp ka në plan të shtojë një funksion të ri te mesazhet, i cili do t’u lejojë përdoruesit që të vendosin një kohë të caktuar se kur duan që mesazhet të fshihen automatikisht.

WhatsApp thotë se përdoruesit do të kenë opsionin për të aktivizuar se kur mesazhet duhet të zhduken për të gjitha bisedat automatikisht nga platforma.

WhatsApp vëren se aktivizimi i opsionit për mesazhet që zhduken nuk do të ndikojë te bisedat ekzistuese. Kur filloni një bisedë e re, do të shfaqet një njoftim që thotë se funksioni i mesazheve që zhduken është aktivizuar, së bashku me një shënim që thotë se është aktivizuar më parë (default), kështu që kontaktet tuaja nuk kanë pse të mendojnë se është diçka personale. Gjithashtu keni mundësinë e çaktivizimit të opsionit për biseda individuale.

Një organizatë për fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar, Shoqata Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve (NSPCC) tha se masa ishte “e menduar pak” dhe do të krijonte një “koktej toksik rreziku”. Sipas tyre që paraqesin rrezik për fëmijët kanë më pak shanse për t’u zbuluar.

PËRGJIGJU