WhatsApp prezanton veçorinë e re për telefonatat…

WhatsApp do të prezantojë këtë javë një veçori të re, nëpërmjet së cilës do mund të bëhen telefonata nëpërmjet linqeve.

Këtë risi e ka bërë të ditur CEO Mark Zuckerberg në rrjetin social Facebook. 

Përdoruesit, do të mund të zgjedhin opsionin “Link për telefonata” në seksionin “Thirrjet”, të marrin linkun për një telefonatë audio ose video dhe ta ndajnë atë me familjen dhe miqtë, siç mund të shihet në ilustrim. 

Për të përdorur këto linqe, përdoruesit do të duhet të kenë versionin më të fundit të aplikacionit. 

Zuckerberg njoftoi gjithashtu fillimin e testimit të video thirrjeve në grup për deri në 32 persona në WhatsApp. 

Meta shpjegoi se po kryen mbi 1000 teste në ditë për të siguruar cilësinë dhe performancën e thirrjeve dhe që funksioni do të jetë i disponueshëm së shpejti.