WhatsApp prezanton opsionin e ri, do ju lejojë të fshihni bisedat intime…

WhatsApp ka prezantuar një opsion të ri sigurie që ju lejon të mbani private bisedat tuaja intime.

Opsioni ‘Chat Lock’ do t’i lejojë përdoruesit të mbrojnë ‘bisedat e tyre më intime. Ky opsion mbyll bisedat me një fjalëkalim dhe duke i vendosur ato në një dosje të veçantë.

Kur dikush ju dërgon mesazhe dhe ju e keni të kyçur bisedën, emri i dërguesit dhe përmbajtja e mesazhit do të fshihen gjithashtu. Pra, edhe nëse telefoni juaj është në duart e një personi tjetër, biseda juaj do të mbetet private.

Bisedat e reja të kyçura në WhatsApp i bëjnë bisedat tuaja më private. Ato janë të fshehura në një dosje të mbrojtur me fjalëkalim dhe njoftimet nuk do të tregojnë përmbajtjen e dërguesit apo mesazhit”, tha pronari i WhatsApp, Mark Zuckerberg në një postim që njoftonte funksionin.

“Ne mendojmë se kjo veçori do të jetë e shkëlqyeshme për njerëzit që kanë arsye të ndajnë telefonat e tyre herë pas here me një pjesëtar të familjes ose në ato momente kur dikush tjetër po ju mban telefonin kur vjen një mesazh privat”, tha WhatsApp.