Vrasja në Shkodër, RENEA kontrolle në qytet, shoqerohen 15 përsona…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e policisë Shkodër, ka kërkuar ndërhyrjen e forcave RENEA mbrëmjen e së premtes për të bërë kontrolle në ambjente të ndryshme dhe ndaj personave të dyshuar apo që mund të keni dijeni, për vrasjen e Ismet Çekorja, 57 vjeç.

Burime bëjnë me dije se përgjatë operacionit të zhvilluar për disa orë, janë shoqëruar 15 persona, në cilësinë e të dyshuarve apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në vendin dhe përreth zonës ku ka ndodhur krimi në lagjen Kiras të Shkodrës, ku viktima edhe banonte, ndodhen disa kamera sigurie, por vëzhgimi i hetuesve, ka rezultuar se disa prej tyre nuk kanë funksionuar, ç’ka ka vështirësuar ndjekjen e itinerarit të autorëve.

Shpërndaje