Vrasja e Ismet Çekores në Shkodër, kamerat filmuan autorin me motor…

Një person me motorr, me skafandë në kokë, është autori i vrasjes së 57 vjecarit Ismet Çekorja. Kjo është ajo cfarë kanë evidentuar kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen Guerrilë aty ku ekzekutua me 7 plumba pistolete 57 vjecari Ismet Çekorja.

Burime pranë grupit hetimorë në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se drejtuesi I motorcikletës ka mbërritur me motorr pranë vendit të ngjarjes, është ndalur, ka qëlluar ndaj 57 vjecarit dhe më pas ëeshtë larguar me shpejtësi.

Për shkak të skafandës, është I pamundur identifikimi i autorit të ngjarjes por blutë e Shkodrës kanë bërë edhe sekuestrimin e kamerave të tjera të sigurisë në segmente të tjera të Shkodrës, për të parë nëse në ndonjë moment autori ka çeduar duke hequr skafandën cka do të bënte të mundur identifikimin e tij.

Ngelet ende enigmë nësë 57 vjecari është thirrur, nga një person për të dalë nga banesa edhe pse në momentin e ngjarjes, ai ka qënë disa metra larg banesës së tij pranë një dyqani të vogël duke konsumuar një birrë.

Ndërkohë nga ana tjetër, Policia e shkodrës ka shoqeruar deri tani 8 persona në ambjentet e komisariatit si dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe persona që kanë dijeni për këtë atentat. Në personat që janë shoqeruar nga policia e shkodrës për të dhënë dëshmi, është edhe 25 vjeçari Alban Bruçi së bashku me të atin e tij.

Policia në një nga pistat e hetimit ka atë të hakmarrjes dhe për këtë arsye ka thirrur për të dëshmuar edhe Alban Bruci, I cili I shpëtoi atentatit mbrëmjen e 25 Gushtit.

Megjithate, Policia e shkodrës ka ngritur disa pista hetimi në lidhje më këtë ngjarje pasi nuk përjashtohen edhe pista të tjera hetimi pasi djali I tij ka qënë dy herë I ndaluar nga Policia e Shkodrës ndërkohe që ai ka qënë I perfshirë në disa ngjarje në Shkodër.