Vodafone probleme me internetin 3G dhe 4G në të gjithë Shqipërinë, shkakton probleme te qytetarët…

Shërbimi i internetit të Vodafone 3G dhe 4G prej mëngjesit të sotëm nuk po funksionon, ndërsa përdoruesit nuk aksesojnë dot internetin. Probleme janë shfaqur në të gjithë Shqipërinë duke shkaktuar pakënaqësi te klientët, për shkak se i ka prekur në punën e tyre të përditshme dhe komunikimin.

Shqiptarja.com tentoi të kontaktojë një numër telefoni të afishuar nga Vodafone, por rezultoi i fikur. Ndërsa në tentativë për të komunikuar me shërbimin e klientit që është falas (140), në mënyrë elektronike konfirmohej problemi se interneti ka probleme.

 “Ne punojmë çdo ditë për të ofruar një eksperiencë fantastike të shërbimeve tona, ndaj momentalisht mund të hasni vështirësi me navigimin në internet, do ju mbajmë në kontakt”, thuhet në audio.