
Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social në Shqipëri, Reme Lala, ka vlerësuar publikisht drejtuesin e Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër, Fatjon Hoxha, duke e cilësuar si një shembull frymëzues në shërbim të komunitetit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ajo vë në pah angazhimin disavjeçar të Hoxhës në drejtimin e institucionit, ku – sipas saj – është krijuar më shumë se një shërbim social, por një ambient familjar për të moshuarit.
Lala thekson se lidhja që drejtuesi ka ndërtuar me banorët pasqyrohet qartë në gjendjen e tyre emocionale, në qetësinë dhe buzëqeshjet që transmetojnë çdo ditë, si tregues i kujdesit dhe respektit të vazhdueshëm.
Sipas saj, Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër përfaqëson një model pozitiv, ku mbizotëron dinjiteti dhe përkujdesja njerëzore, ndërsa roli i drejtuesit mbetet kyç në krijimin dhe ruajtjen e kësaj fryme.
Në fund, ajo shpreh mirënjohje për punën dhe përkushtimin, duke e konsideruar këtë shembull si një standard që duhet të ndiqet në shërbimet sociale në vend.
Postimi i plotë i Reme Lalës:
🌞 Mirëmëngjes me mirënjohje dhe histori që flasin vetë!
📍#EPremtjaEVlerësimit
Sot dua t’ia dedikoj këtë vlerësim Fatjonit, Drejtorit të Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër, një djalë i jashtëzakonshëm që prej 7 vitesh udhëheq me përkushtim dhe model frymëzues.
Ka diçka shumë të veçantë në mënyrën si flet për të çdo gjysh e gjyshe që takoj…dhe akoma më shumë në mënyrën si duken ata. Në buzëqeshjet e tyre, në sytë plot qetësi dhe mirënjohje, reflektohet dashuria, kujdesi dhe respekti që ai u jep çdo ditë.
Fatjoni ka arritur të ndërtojë më shumë se një institucion – një familje të madhe, ku të moshuarit ndihen të përfshirë, të vlerësuar dhe të dashur. Një shërbim që nuk është thjesht detyrë, por mision i jetuar me zemër, ditë e natë.
Për mua, çdo vizitë në këtë 🏡 është një përjetim i veçantë, sepse aty gjen një frymë të vërtetë kujdesi dhe dinjiteti. Është një ambient ku marrëdhëniet njerëzore ndërtohen me respekt dhe vëmendje të sinqertë, dhe ku çdo i moshuar trajtohet me dashurinë që meriton.
👏 Faleminderit Fatjon për shembullin që jep dhe për gjithçka bën për ta!











