Vijojnë ikjet nga Report Tv, largohet edhe gazetari Bes Jacaj…

Një lëvizje e papritur ka ndodhur në një prej televizioneve informative të vendit.
Bëhet fjalë për gazetarin Besard Jacaj, që mësohet se është larguar nga “ReportTV”.

Arsyet nuk dihen por burime bëjnë me dije se Jacajn do e shohim shumë shpejt në një prej ekraneve të njohura para zgjedhjeve të 25 prillit.
Pritet që të kete studion e tij me te ftuar serish politike dhe personazhe të njohur të jetës së vendit dhe aktualitetit.

Më parë, gazetari ka drejtuar emisionin më një të ftuar çdo pasdite si dhe ishte një nga figurat kryesore të ekranit të “ReportTV”./AlpeNews/