VIDEO/ Shembet ura në fshatin Hysaj të Bashkisë Malësi e Madhe…

Shembet ura në fshatin Hysaj të Bashkisë Malësi e Madhe. Shkak janë bërë reshjet e shiut të rëna një ditë më parë. Kjo urë shërben për banorët e zonës për të shkuar në tokat e tyre bujqësore. Problem edhe gërryerja e tokave bujqësore në këtë zonë.

Kjo urë shërben edhe për të kaluar në kishën 800-vjeçare që ndodhet në këtë zonë. Ende asnjë ndërhyrje nga pushteti lokal, ku tashmë lëvizja e banorëve është vështirësuar.