VIDEO/ Mjekët e spitalit të Shkodres mesazh prekës për Zyliha Krajen…

Mjekët e spitalit rajonal të Shkodrës përmes një mesazhi prekës kanë vlerësuar figurën e mjekes Zyliha Kraja e cila u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare si shkak i COVID-19.

Në emër të gjithë mjekëve të Shkodrës, mesazhin e përcolli kirurgu Shpëtim Ymeri.

Mjekia Zyliha Kraja vlerësohet edhe për kontributin e saj në shëndetësi dhe humanizmin me qytetarët e Shkodrës të cilëve u shërbeu për vite me radhë.

Zyliha Kraja prej 10 ditësh ishte e shtruar në reanimacionin e spitalit të Shkodrës e prekur me COVID-19 ndërsa gjendja e saj shëndetësore ka qenë e mirë deri në ditën e fundit kur u intubua por nuk arriti ta përballojë duke u ndarë nga jeta.

VIDEO MESAZHI: