VIDEO/ Mali i Taraboshit pëfshihet nga flaket gjatë mesnatës…

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin e Taraboshit gjatë mesnatës. Forca të shumta zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës për neotralizimin e flakëve.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë vënë edhe banorët e zonës, pasi zjarri ka qenë fare pranë banesave duke i rrezikuar ato. Aktualish zjarri është izoluar dhe situata është nën kontroll.

Kujtojmë së dy ditë më parë po një zjarr i fuqishëm përfshiu kodra e fshatit Mali Hebej.