VIDEO/ Këshilltari Vjerdha i kundërpërgjigjet Ademit për faljen e tarifave…

Deklaratë e këshilltarit Arbis Vjerdha për çeshtjen e tarifave vendore që këshilli bashkiak Shkodër nuk e kaloj në votim , për shkak se sipas pretendimeve të Vjerdhes, kryetarja e bashkisë Shkodër nuk e ka detajuar atë projekt vendim .

Vjerdha shprehet se: Ka miratuar një buxhet copë copë, qytetarët pak janë të stresuar nga kryeministri që mban këtë detyrë, ajo del dhe thotë turpi i tyre që nuk e kanë miratuar. Shkresën e ke sjellë copë copë, pa asnjë specifikim. Nuk mund të fusesh karburante, furra buke e farmaci që kanë punuar. Nuk përcakton borxhet që do të falen. Duhet të thuash kur fillon kjo falje, pra periudhën.

Ti do të ndihmosh bizneset e mëdha që të të ndihmojnë në fushatë. Ju dhe Filip Vila merreni vetëm me hajdutllek. Ti nuk ke sjellë në këshill dicka që ndihmon qytetarët, por ti do të falësh ato që të nevojiten për zgjedhje. Nuk ke pse fut në listë fabrika apo fason. Këshillin kur ta shash, që është për tu sharë sa të duash, këtë herë nuk ta ka fajin këshilli por ti me letrat që sjell./RealitetiPost/