Video/ Gjesti i mrekullueshëm i të riut shkodran, iu kthen buzëqeshjen fëmijëve durrsakë të tmerruar nga tërmeti

Shqiptarët po kalojnë momente paniku, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, që la pas të paktën 40 të vdekur e mbi 700 të plagosur. Pikërisht, më të prekurit dhe të traumatizuarit nga kjo situatë janë fëmijët.

Ky i ri nga Shkodra, i njohur si “Kllouni Erind”, është përpjekur të rikthejë sadopak buzëqeshjen në fytyrën e vogëlushëve të prekur nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë. Mbrëmjen e kaluar ai ka udhëtuar drejt kampit në Durrës, ku po qëndrojnë ata që u janë shembur shtëpitë, për të argëtuar fëmijët.

Ai ka publikuar video në “Facebook”, ku dëgjohen fëmijët duke qeshur, pas disa ditësh lot në sytë e tyre, ndërsa jep edhe një mesazh.

“Pershendetje miqte e mi! Mbreme ishim aty ,ku cdo gje flitej vete, s kishte nevoj per koment pervec se ndjeje frymen tende qe here te mbushej dhe here te ndalej. Mushkerite te mbusheshin vetem atehere ku bota u bente per nje cast me e bukur, ku problemet dhe streset zhduken,clirohesh dhe buzeqesh me gjithe shpirt….aty, perpara syve te femijeve ….. dhe ti harroje ku je dhe per c fare je. ? Nuk do zgjatem shume miqte e mi se mediat po flasin shume per kete fatkeqesi natyrore dhe jane herojt e kesaj “lufte”dhe sakrifice te madhe qe po kalojme. Falenderojme te gjithe ndihmetaret anembane! Zoti ju bekofte!???”, shkruan “Kllouni Erind”.