VIDEO/ Flet nga spitali i Shkodrës e moshuara nga Vermoshi e cila u grabit gjatë natës…

Zbardhen detaje të reja nga grabitja me dhunë e dy të moshuarve në Vermosh të Malësisë së Madhe, ku autorët lidhën çiftin e moshuar dhe i grabitën.

Flet bashkëshortsja së Tom Tinaj, 58-vjeçares Miri Tinaj.

Kjo e fundit tregon momentet e tmerrit të përjetuara pas mesnatës, teksa thekson se autorët kanë hyrë brenda me automatikë, duke lidhur e dhunuar më parë burrin, dhe pastaj edhe atë.

“Kane ardhur dy persona te maskuar dhe me automatike ne duar. Kane lidhur burrin te parin dhe une qendrova me shume por me pas me rrahen dhe me lidhen edhe mua, shprehet gruaja e traumatizuar nga ngjarja.