VIDEO/ E pazakontë/ Kandidati hap fushatën nga arkivoli…

0
97

Një kandidat për Kongresin meksikan e nisi fushatën e tij zgjedhore në një arkivol të martën më 6 prill  për të nxjerrë në pah mijëra vdekje të vendit nga pandemia e koronavirusit dhe dhuna e lidhur me kartelin.

Carlos Mayorga, një kandidat i dhomës së ulët për partinë Encuentro Solidario në shtetin verior të Chihuahua, tha se ai po u dërgonte një mesazh politikanëve që njerëzit po vdisnin “për shkak të indiferencës së tyre”.

Mayorga mbërriti brenda një arkivoli me ngjyrë ari në një tubim fushate në një urë midis qytetit kufitar meksikan të Ciudad Juarez dhe El Paso, Texas.

Ai shoqërohej nga ndihmës të veshur me pajisje mbrojtëse personale dhe mbanin buqeta me lule për të tërhequr vëmendjen për numrin e të vdekurve në Meksikë nga Covid-19 prej më shumë se 200,000 persoan – një nga më të lartët në botë.

“Politikanët “kanë heshtur për nivelet e larta të krimit të organizuar. Ata kanë heshtur për situatën kaotike Covid-19”, tha Mayorga.

Më shumë se 300,000 njerëz janë vrarë në Meksikë që kur qeveria vendosi ushtrinë në luftën kundër drogës në 2006, sipas shifrave zyrtare.

Fushata për zgjedhjet afatmesme të qershorit ka sjellë një valë të dhunës politike e cila ka parë 16 kandidatë të vrarë.

PËRGJIGJU