VIDEO/ Çmimet e produkteve të shportës të papërballueshme. Qytetarët shkodranë: Jetojmë me shumë vështirësi…

Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit një ditë më parë bëri publike çmimet për produktet e shportës, siç janë mielli, orizi, vaji dhe sheqeri.Por shtresa më e goditur janë pensionistët. Qytetarët shkodranë thonë se çmimet e produkteve të shportës janë të larta, teksa disa prej tyre shprehen se jetojnë në kushtet mbijetesës.

Në pikat e shitjes orizi kokërrgjatë do të shitet 104 lek kg, sheqeri 123 lekë/kg , vaji i lulediellit 321 lekë/litër dhe mielli 90.5 lekë/kg.Vendi ynë prej më shumë se një muaji është përballur me rritje të çmimeve të produkteve bazike për jetesën dhe hidrokarbureve, naftës, benzinës dhe gazit, si efekt i luftës në Ukrainë.