VIDEO/ Benet Beci në Tonight/ Nuk mund të ndalohet zhvillimi për hir të partive. Të gjithë bashkë mund të ulemi të punojmë.

Numri tre I listës së Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Beci, I ftuar në emisionin Tonight në Star Plus ka deklaruar se kandidatët duhet të votohen jo në bazë të siglës që ata përfaqësojne por në bazë të meritave dhe punës që ata kanë bërë.

“Kudo në botë shkohet me propozime, I thua që unë kam bërë këto, di të bëj këto, do bëj dhe këto të tjerat. Edhe kandidati tjetër thotë kam bërë këto dhe do të bëj edhe këto. Në një vend të qytetëruar  kur flet kështu, është argument më I mirë sesa të thuash, unë jam I PS e skam bërë asnjë gjë, unë jam I PD e nuk kam bërë asnjë gjë, por meqë jam I PD hajde të më votoni e unë që jam I PS, hajde e më votoni. Nuk është ky qytet në fakt që është gati të ndalojë zhvillimin për hir të njërës parti apo tjetrës. Une vij me alternative dhe kam kënaqësinë më të madhe, kam miq nga të gjitha anët, kam miq edhe në PD dhe kam respekt për një pjesë prej tyre. Të gjithë bashkë mund të ulemi të punojmë” – ka thënë kandidati Beci për gazetarin Erzen Koperaj.