“Vetëdeklaro online lëvizjen me mjet”/ Njoftimi i rëndësishëm nga policia

0
228

Policia ka bërë një njoftim të rëndësishëm për ata që duan të lëvizin me mjete private. Ky deklarim është vetëm për mjetet private, për oraret 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00, që duan kryesisht të lëvizin për në punë.

“Për të deklaruar lëvizjen tuaj me automjet, ju lutemi të plotësoni formën në linkun e mëposhtëm:
“Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me automjet!

Hapat që duhen ndjekur për plotësimin e formularit:

Linku me formularin e vetëdeklarimit është i publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në këtë link:https://www.asp.gov.al/covid-19-vetedeklaro-levizjen-me-automjet/.

Klikohet mbi linkun: “Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me automjet!, plotësohet formulari i vetëdeklarimit dhe në fund të formularit klikohet butoni “SUBMIT”.

Pas këtij veprimi do ju shfaqet konfirmimi dhe formulari i plotësuar i dërgohet qytetarit qe e ka plotësuar, në adresën e email-it të deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Formularin që do t’ju vijë në email, printojeni dhe vendoseni mbi kroskotin e makinës, te xhami i parë për t’ia treguar punonjësve të Policisë.

Kujdes, ky link është vetëm për ata që duan të shkojnë në punë dhe vetëm për oraret e lejuara të bëra publike 06:00 deri 08:00 të mëngjesit dhe 16:00 deri në 17:00 të pasdites.

Prej datës 15.03.2020 ka hyrë në fuqi Akti Normativ i Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i cili që ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Coronavirusi. Në dokumentin e miratuar nga Qeveria specifikohet se çfarë është e ndaluar në këtë moment kritik dhe si duhet të veprohet nga të gjithë qytetarët dhe institucionet”, njofton policia.

PËRGJIGJU