Vendosën heqjen e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin, GJKKO pushon çështjen për tre gjyqtarët e akuzuar për shpërdorim detyre

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pranoi kërkesën e SPAK-ut  për pushimin e çështjes ndaj gjyqtarëve Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj.

Këta ishin tre gjyqtarët të cilët firmosën pro heqjes së burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin. Ata argumentuan se sipas ligjit ky ishte një vendim i drejt.

Mbas shumë seancash gjyqësore, ditën e sotme GjKKO vendosi që të pushojë çështjen ndaj tre gjyqtarëve, pasi sipas gjykatës ata nuk kishin kryer vepër penale me veprimet e tyre në dhënien e vendimit me 25 vjet burg për Dritan Dajtin.