Ura e vjetër e Bahçallekut së shpejti e aksesueshme për këmbësorët…

Në inspektim në Urën e Bahçallekut mbi lumin Drin, një atraksion turistik për qytetin që mbart vlera të veçanta historike e kulturore.
Ura e vjetër me 5 harqe e Bahçallekut ishte ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, sundimtari i Shkodrës.
Ura ishte mbi Lumin Kir duke bashkuar dy lagje Bahçallek dhe Tabake. Së shpejti me iniciativën e drejtueses politike të Qarkut zj.Bilali ura do të bëhet e aksesueshme për kalimtarët.

Në vijim të inspektimeve në terren, inspektuam edhe Urën e Bunës, e cila ka nevojë për ndërhyrje emergjente.
Ura e vjetër e Bunës është ndërtuar në vitin 1889 me iniciativë të kryetarit të Beledijes ( bashkisë) së asaj kohe, Bektash Kazazi, i cili mori iniciativën për ndërtimin e kësaj ure të projektuar nga inxhinier Ali Beu.
Ura e vjetër është hapur me anë të një mekanizmi në formë manuale, hapja e së cilës në fillim shërbeu si mbrojtje nga rreziku malazez.

(Postim i Prefektes Majlinda Angoni)