“Unë President, ti Kryeministër”/ Rama i përgjigjet Bashës: Lul, lëri kërcënimet

Në përgjigje të deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e tij për lista të hapura.

Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë nuk ka hezituar të thumbojë demokratin, duke i thënë që ta marrë me qetësi këtë proces dhe të heqë dorë nga kërcënimet dhe ofendimet.

“Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja. Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat, e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë! Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB, as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”