U aksidentua në aksin Shkodër-Lezhë, humb jeten mjeku kirurg…

Mjeku kirurg i Spitalit të Lezhës, Qesk Gjergji, i cili pasditen sotme u aksidentua, pasi makina me të cilën ishte duke udhëtuar doli nga rruga, ka ndërruar jetë.

Gjergji ishte duke udhëtuar me makinën tip “Benz”, kur humbi kontrollin dhe përfundoi në një kanal, në anë të rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet e vërteta të këtij aksidenti tragjik.

Mësohet se Gjergji u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur dot t’ju shpëtojë plagëve që ka marrë.