Turizëm me drita, sfida për Shkodrën. OSHEE: Kompanitë e internetit shtrijnë linjat në shtyllat tona, po na pengojnë…

Problemet e furnizimit me energjie elektrike mbeten sfidë për një sezon të suksesshëm në Shkodër, ku turizmi shtrihet nga deti deri në alpe.

Problemet me energjinë elektrike kanë shoqëruar cdo vit sezonin turistik në Shkodër që shtrihet nga bregdeti deri në në Alpe.

Angazhimi për ketë vit është që furnizimi do të garantohet 24 orë përtej krizës ndërkombëtare të energjisë thotë Armand Zhuka, Drejtor i OSHEE, rajoni i veriut.

Por gati tete vite pas nisjes së të ashtuquajturës Reforma në Energji, ndërhyrjet në rrjet dhe vjedhjet janë ende problem në Shkodër.

“Kemi konstatuar. Disa prej abonentëve ende nuk e kanë kuptuar që energjia duhet të paguhet që të fitohet” thotë Zhuka.

Kompatitë private kryesisht të internetit janë kthyer në armiqtë kryesore të OSHEE.

Akuzohen që jo vetëm dëmtojnë rrjetin, por në vazhdimësi bëhen pengues të punës.

“Përfitoj nga rasti të bëj një thirrje kompanive të internetit të cilat kanë shtrirë linjat e tyre në shtyllat e kompanisë së OSHEE-së në mënyrë të paligjshme. Janë bërë pengesë e punës tonë” thotë Armand Zhuka.

Velipoja, Shirokë – Zogaj, Razma, Thethi dhe Vermoshi janë disa nga zonat që cdo vit presin mijëra e mijëra turistë, por që vuajnë mungesën e investimeve të plota në rrjetin shpërndarës të energjisë.