Transporti ajror i viteve 30 brenda shqipërisë, njihuni me 22 destinacionet dhe sa franga kushtonin…

Transporti ajror i viteve 30’ që prekte tiranen.

( Në foto) Avioni i linjës Tiranë – Korçë, më 1937.
Bileta e Znj. Adelina Kosturi që udhëtonte me destinacion Korçë – Tiranë.

Linjat ajrore do të manaxhoheshin në këtë periudhë nga shoqëria italiane “Ala Littoria”. Avionët që do të përdoreshin për këtë qëllim ishin me dy ose tre motorë, të markës Savoia-Marchetti dhe Breda, me kapacitet të vogël. Thuajse çdo ditë zhvilloheshin fluturime nga Tirana në qytete të tjera të vendit, ashtu sikurse edhe në qytetet e vendeve perëndimore.

Transporti i pasagjerëve, i bagazheve dhe mallrave rregullohej nga direktiva e vitit 1933 për transportin ndërkombëtar dhe nga konventa e Varshavës e vitit 1929. Referuar këtyre rregullave, pasagjerët mund të transportonin bagazhe deri në 15 kilogramë.

Për tejkalimin e kësaj peshe, paguanin një tarifë shtesë. Për fëmijët në moshën nën 3 vjeç duhej të paguhej 10 për qind e tarifës normale. Fëmijët e moshës 3 deri në 7 vjeç paguanin 50 për qind të tarifës normale.

Ndërkohë, linjat ajrore të kësaj periudhe ofronin edhe zbritje të çmimit në masën 50 për qind për senatorët, ministrat e shtetit e këshilltarët, sekretarët federalë, funksionarët e shtetit italian dhe shqiptar, prefektët, zyrtarët e forcave ushtarake italiane e shqiptare dhe familjet e tyre, gazetarët italianë, akademikët etj.

Po ashtu, kishte edhe zbritje të tjera të tarifës nga 30 në 10 për qind, në varësi të funksioneve të personave që udhëtonin. Në tarifën për fluturimet përfshihej edhe kostoja e sigurimit që arrinte në 100.000 lira italiane.

Fluturimet ajrore dhe tarifat (për Tiranen)

Gjirokastër-Tiranë 28 franga ari

Korçë-Tiranë 20 franga ari

Devoll-Tiranë 11 franga ari

Kukës-Tiranë 25 franga ari

Kukës-Shkodër-Tironë 31 franga ari

Peshkopi-Tiranë 16 franga ari

Romë-Tiranë 500 lira italiane

Selanik-Tiranë 14 dollarë

Shkodër-Tiranë 11 franga ari

Shkodër-Kukës-Tironë 25 franga ari

Sofje-Tiranë 28.5 dollarë

Tiranë -Gjirokastër 28 franga ari

Tiranë-Brindisi 35 franga ari

Tiranë -Korçë 20 franga ari

Tiranë -Devoll 11 franga ari

Tiranë -Kukës 25 franga ari

Tiranë -Kukës-Shkodër 31 franga ari

Tiranë -Peshkopi 16 franga ari

Tiranë -Romë 75 franga ari

Tiranë -Selanik 39 franga ari

Tiranë -Sofje 83 franga ari

Tiranë -Vlorë 17 franga ari

( Në foto) Avioni i linjës Tiranë – Korçë, më 1937. Bileta e Znj. Adelina Kosturi që udhëtonte me destinacion Korçë – Tiranë.