Tërmeti/ KE dhuron 15 milionë euro për Shqipërinë, Ursula Von der Leyen: Ky është hapi i parë!

Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë, e cila po kalon momente dramatike pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Lidhur me këtë situatë, KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura.

“Solidaritet për Shqipërinë. Hapi i parë është ndihma 15 milionë euro. Do zhvillojmë një konferencë të përbashkët donatorësh”, tha Ursula Von der Leyen.

Ajo deklaroi se Komisioni Europian është në solidaritet të plotë me Shqipërinë me veprime konkrete dhe jo vetëm fjalë duke dhënë mbështetje në terren me angazhimin për të dhënë më shumë. Deri më tani komisioni ka mobilizuar tre ekipe kërkim shpetimi me staf nga Italia, Greqia dhe Rumania, Belgjika, Sllovakia dhe Austria duke dërguar cadra, krevate dhe batanije gjeneratorë etj.

Komisioneri për menaxhimin e krizave Janez Lenarčič do të udhetojë sot drejt Shqipërisë për të ofruar nje vlerësim për gjendjen e ndërtesave dhe për rate se cfarë lloj ndihme nevojitet për Shqipërinë.