Tërmeti 5.5 ballë/ Lëkundjet ndihen në disa qytete, qytetarët lënë banesat…

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 ballë dhe me thellësi 10 km është regjistruar mbremjen e sotme në orën 21:15 minuta.

Epiqendra ishte në Hamallaj të Durrësit, ndërsa është ndjerë në Tiranë, Elbasan, Fushë Krujë, Lezhë, Shkodër, Lushnje, Vlorë e Gjirokastër, etj.

Lëkundjet që zgjatën disa sekonda kanë shkaktuar panik tek qytetarët të cilat kanë dalë në rrugë

Ende nuk raportohet për dëme materiale