Ted Kopliku: Simbolika e një qyteti që po zhvishet nga vetvetja…

Shpërndaje

Një reflektim i drejtpërdrejtë mbi identitetin e Shkodrës dhe mënyrën se si ajo po qeveriset vjen nga Ted Kopliku, i cili përmes një simbolike të fortë ngre shqetësimin për humbjen graduale të shpirtit të qytetit dhe nevojën për veprime që ta rikthejnë Shkodrën te banorët dhe historia e saj.

Postimi i plotë:

Kushdo që do të jetë Kryetari i ardhshëm i Bashkisë Shkodër, duhet të shkrijë, si akt të parë, çelësin e përdredhur, që ja kanë tretur Shkodrës dhe ta derdhë në një statujë të Mbretit Gent, meqë Teutën na e mori Lezha.

Ky veprim do simbolizonte kthimin në identitet të Shkodrës, që ky qytet po e humb çdo ditë.

Kjo simbolikë të ndiqet edhe me veprime të tjera, që ja kthejnë Shkodrën qytetit dhe banorëve, të cilën sot e drejtojnë fierakë e sarandiotë, që vijnë me bukë në strajca me vete.

Shpërndaje