Të.rmeti i fuqishëm, reagon ministria e Mbrojtjes

Menjëherë pas tërmetit të pak minutave më parë që tronditi vendin mbrëmjen e kësaj të marte, ka reaguar edhe ministria e Mbrojtjes.Këta të fundit shpjegojnë se sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmeti ishte me magnitudë 4.8 me thellësi 7 km.

Ndërkohë sipas IGJEUM epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në veri të fshatit Bubq. Ministria e Mbrojtjes njofton se sipas komunikimeve me prefekturat, deri tani nuk raportohen dëme.

Po ashtu njoftohet se komunikimi po vijon nga AKMC, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Magnituda sipas aplikacioneve