Simpozium në Tiranë: Paralajmërim për rrezikun e organizatës Gylen në Shqipëri…

Shpërndaje

Mbrëmë, në ambientet e Hotel Tirana International, u zhvillua simpoziumi me temë “Rreziku Gylenist në Shqipëri”, i organizuar nga disa shoqata islame si “Mexhlis”, “Forumi Musliman i Shqipërisë”, “Thirrja në mirësi”, “Unioni i Teologëve Shqiptarë”, “Qendra për Kulturën Islame Evropiane” dhe “Ensar”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ligjëruesit Floriar Arapi (jurist), hoxhë Justinian Topulli, kryetari i FMSH-së Fisnik Kruja dhe hoxhë Merxhan Shehu. Ata sollën argumente dhe fakte mbi natyrën kriminale të organizatës Gylen, duke e përshkruar atë si një rrjet me veprimtari mafioze dhe me ideologji ekstreme të ndërtuar mbi kultin e individit.

Simpoziumi kishte për qëllim sensibilizimin e publikut dhe zbërthimin e rrezikut që kjo organizatë përfaqëson për vendin, ndërsa iu drejtua edhe institucioneve shqiptare me thirrjen për të marrë masa konkrete ndaj këtij fenomeni.

Shpërndaje