Shpëtohet vogëlushja 2-vjeçare në Turqi, nxirret e gjallë nga rrënojat pas 24 orësh

Ekipet e kërkim shpëtimit në Turqi kanë shpëtuar nga rrënojat në Elazig pas 24 orësh një vogëlushe 2 vjeçe e gjysmë.

Gjatë kërkimeve në ndërtesën e shembur, punonjësit e shpëtimit arritën të komunikojnë me ‘teknikën e galerisë‘ me një grua nën rrënoja. Ekipet kaluan menjëherë në veprim pasi dëgjuan zërin e një gruaje pas rreth 24 orëve. Ndërkohë dialogu mes personelit dhe gruas në pritje të shpëtimit ka shkaktuar emocione.

“Ndodhemi këtu, po vijmë. Do t‘ju shpëtojmë. Në rregull po vijmë, a më shikoni mua dhe dritën? Në rregull po vijmë. A është fëmija pranë jush? Në rregull po vijmë”, ishin fjalët e shprehura nga ekipet, të cilave gruaja u përgjigj nga nën rrënoja: “Shpejt. Nuk mund të duroj më. Për hir të Allahut na shpëtoni. E shikoj dritën. Shikoni, jam duke tundur dorën time. Ju lutem shpejtoni”, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

Vogëlushja e shpëtuar nga rrënojat u dërgua më pas në spital nga ekipet e emergjencës 112.

Ndërkohë vazhdojnë punimet për të shpëtuar edhe nënën.